Futbollisti serb me flamur shqiptar

Futbollisti serb Aleksandar Mitrovic e ka ndihmuar Anderlechtin ta fitojë Superkupën e Belgjikës, me golin e shënuar në minutën e 29-të.

Në festim e sipër, sulmuesi serb as që ia kishte idenë që prapa tij gjendet një flamur kombëtar shqiptar, të cilin e kishte marrë me vete ndonjë tifoz shqiptar, në mbështetje të Anderlechtit, i cili drejtohet nga trajneri gjakovar, Besnik Hasi.

Një serb me flamur shqiptar prapa. E paparë ndonjëherë…