Futbollisti i Liverpoolit “kapet” me drogë, suspendohet nga klubi (FOTO)


Mamadou Sakho është suspenduar nga Liverpool pasi ka dalë pozitiv në një test për doping.
Mbrojtësi i Liverpoolit, Mamadou Sakho është suspenduar nga klubi pasi ka dalë pozitiv në një test për doping.
“RMC Sport” ka bërë të ditur se reprezentuesi francez ka përdorur një preparat për “djegien e dhjamit”, por që ka përmbajtur substancë të ndaluar.
Pesë herë kampioni i Evropës e ka suspenduar 26-vjeçarin deri në përfundim të procedurës hetimore, përcjell “Lajmi.net”.
Liverpool së shpejti do të publikojë një komunikatë për media.
oc

oc1