Futbollisti e shet veten për 500 funte!


“Jam duke u përdorur nga të tjerët”. Ky është mesazhi i pabesueshëm i publikuar ne Ebay nga Christian Benteke Liolo Judas, sulmues i Atson Villës, i cili është bërë shënjestër e Lazios. Ai dëshiron të largohet, por klubi po e bllokon, duke kërkuar një shifër jo reale. Për këtë, ai ka vendosur të lirohet edhe nga menaxheri i tij, që sipas Bentekes, nuk po arrin ta zgjidh situatën. Vlera e largimit të tij është 500 funte angleze, pak më shumë se 500 euro.
“E bëj gjithë këtë për të dalë nga duart e menaxherit tim. Paratë do të shkonin tek ai, por do t’i përdor për t’i ndihmuar udhëtimet e tifozëve të Villas, që më kanë qëndruar gjithmonë afër”, deklaroi Benteke.
Për shërbimet e tij, Aston Villa kërkon rreth 25 milionë euro. Për të, interesim ka shprehur edhe Chelsea. /LajmeOnline/