Futbollistët e Kombëtares, seks në Euro 2016


Për ta bërë sa më shumë relaksuese periudhën e pragndeshjeve, stafi i Kombëtares ka menduar që në hotelin ku do të grumbullohet skuadra të vijnë edhe familjarët e lojtarëve. Kësisoj, futbollistëve do t’u lejohet që të flenë me bashkëshortet.
Kombëtarja do të nisë më 22 maj grumbullimin në Austri, në prag të përfaqësimit historik në Europianin e Francës.
Për ta bërë sa më shumë relaksuese periudhën e pragndeshjeve, stafi i Kombëtares ka menduar që në hotelin ku do të grumbullohet skuadra të vijnë edhe familjarët e lojtarëve. Kësisoj, futbollistëve do t’u lejohet që të flenë me bashkëshortet.
Në fakt, kjo çështje ka hapur debate të mëdha në disa prej Kombëtareve europiane. Ka trajnerë që mendojnë se lojtarët mund të jenë më mirë psikologjikisht nëse kanë pranë partneret e tyre, përcjell “Panorama Sport”.
Më së shumti kryerja e marrëdhënieve seksuale në ditët para ndeshjeve është bërë një çështje e diskutuar edhe në Kombëtaret më të mëdha europiane.
090319338-9c98a3bc-ae20-4eb4-bf17-141b34285ee4-2-650x358