Futbolli i Kosovës, histori për film (Foto)

loading...


Historia e futbollit kosovar është aq e bujshme, saqë prej tij mund të nxirret një film rrëqethës. Futbolli ishte krenaria e shqiptarëve të Kosovës në ish-Jugosllavi.
Futbolli paralajmëroi pavarësinë e Kosovës qysh në vitin 1991, kur e braktisi futbollin e ish-Jugosllavisë. Hakmarrja e egër e Sllobodan Millosheviçit nuk arriti ta ndalë futbollin kosovar, pasi ai vazhdoi të zhvillohet nëpër ara e livadhe, pavarësisht rreziqeve që vinin nga policia serbe. Izolimi vazhdoi edhe në liri.
Historia e futbollit të Kosovës mund të shërbejë për realizimin e ndonjë filmi fantastik. Kjo pasi në kujtesë janë afro 100 vitet shumë të bujshme të tij, të cilat te populli shqiptar në Kosovë, por edhe më gjerë, kanë sjellë shumë vuajtje e që Kosova dhe populli i saj kanë ditur t’i shndërrojnë edhe në krenari.
“Zëri” ka sjell historikun e futbollit kosovar nga viti 1919, që prej kohës kur është shkelmuar topi i parë e deri te 3 maji i vitit 2016, kur UEFA pranoi Kosovën, duke e bërë shtetin kosovar të barabartë me vendet tjera të Evropës. Këtu nis etapa e pestë, më e reja, mbi të gjitha më e mira për futbollin tonë.
Austro-hungarezët sollën topin e parë
Arkiva thotë se topi i parë i futbollit është sjellë në Kosovë në vitin e largët 1919. Sipas burimeve thuhet se më 1914 futboll kanë luajtur austro-hungarezët, të cilët kanë shërbyer në Kosovë në atë kohë.
Mirëpo, klubet e para në Kosovë janë formuar në vitin 1922, fillimisht në Gjakovë e Prishtinë për të vazhduar masivizimi edhe në vendet e tjera. Megjithëkëtë, mungesa e stabilitetit në vend ka pamundësuar gara të rregullta. Kjo konsiderohet etapa e parë.
Kosova në ish-Jugosllavi
Pas Luftës së Dytë Botërore futbolli i Kosovës filloi një kapitull të ri, që nis në vitin 1945 për të vazhduar deri në vitin 1991. Gjatë kësaj periudhe përparon shumë futbolli në ish-Jugosllavi, bashkë me të edhe ai në Kosovë.
Madje, më 1948 u formua edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), që vepronte nën ombrellën e Federatës së Futbollit të ish-Jugosllavisë. Kosova kishte ligën e vet të parë, ndërsa kampioni i saj kualifikohej në ligën e dytë të ish-Jugosllavisë dhe nga aty kërkonte inkuadrimin në ligën e parë jugosllave, dy rangje këto në të cilat merrnin pjesë edhe ekipet e Serbisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi, Vojvodinës e Maqedonisë.
Prishtina, e më pas edhe Trepça, përfaqësonin Kosovën në kampionatet e nivelit më të lartë në ish-Jugosllavi, kurse në nivelin e dytë garonin edhe tri-katër ekipe tjera kosovare. Njëherësh, gjatë asaj kohe Kosova kishte reprezentues, gjyqtarë dhe punëtorë të shumtë në nivelin më të lartë të ish-Jugosllavisë.
kosov

loading...

loading...