Fushata me ‘Trepçën’

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ka thënë se zëvendëskryeministri i Kosovës njehërësh kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli, po bën fushatë parazgjedhore me “Trepçën”.

Por, ministri Fadil Ismajli, ka thënë se “Trepçën” e ka vizituar edhe kryeministri Thaçi, edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Komisioni për Zhvillim Ekonomik i ka miratuar amandamentet e Ligjit për ndërmarrje publike që i hapin rrugë Qeverisë që ta shtetëzojë “Trepçën”./Koha Ditore/