Furgoni në të cilin pretendohet se u vra Komandant Kushtrimi me shokë sot e 6 vjet më parë (VIDEO)

loading...


Pamje nga vrasja e komandantit të UÇK, Harun… by GazetaExpress
Ky furgon pretendohet se ka qenë në natën kur u vranë në pritë të organizuar nga policia, komandanti dhe bashkëthemeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Harun Aliu – Kushtrimi, bashkë me shokë të tij, Shaban Zenuni nga Merova, Xhafer Shala dhe Qemajl Fejzullahu.
Komandant Kushtrimi me shokë u vranë më 12 maj të vitit 2010 në afërsi të Radushës. Në atë kohë ministrja e MPB, Gordana Jankullovska, tha se personat në fjalë kishin hapur zjarr të parët ndaj policisë, por kjo gjë edhe sot e kësaj dite mbetet një mister.

“Në orën 2 pas mesnate, gjatë tentimit të policisë për të ndaluar një furgon, personat që ndodheshin në të, hapën zjarr ndaj policisë nga automjeti i markës Mercedes. Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme iu kundërpërgjigjen sulmit, me ç’rast u vranë 4 persona, të cilët ndodheshin në furgon. Në të është gjetur një sasi e madhe armësh”, tha atëbotë Jankullovska.
Ndryshe, në rajonin e Radushës, ku ka ndodhur përleshja mes grupit të armatosur dhe forcave të sigurisë, të mërkurën gjatë ditës janë përqendruar forca të mëdha policore, të shoqëruara me helikopterë.

furgoni-radushe_1463064836-3308553

loading...

loading...