Fuqia e empatisë

55poloa1

Empatia dallon nga mëshira, për faktin se derisa kur e mëshirojmë dikë na vjen keq për vuajtjet e tij, kur kemi empati, vështirësitë e tjetrit i përjetojmë si të ishin tonat.
Psikologët thonë se nëse rrisim aftësitë tona për empati, atëherë mund t’i duam njerëzit në një mënyrë më të plotë, e me këtë edhe të ndërtojmë marrëdhënie më të mira. Ky është një proces kompleks dhe gradual, i cili mësohet gjatë tërë jetës, ku parakusht i vetëm i tij është që ta shohim tjetrin dhe veten ashtu si jemi në të vërtetë.
Empatia rrit aftësitë shoqërore
Shpesh mendohet se vetëm të logjikuarit objektiv mund të rezultojë me vendime të mira. Por, nuk duhet të lëmë anash as rolin dhe rëndësinë e emocioneve, qofshin ato edhe shumë të dhimbshme.
Psikologët thonë se emocionet toja janë mësuesi më i mirë, sepse na ndihmojnë që ta ruajmë vetëdijen emocionale, e që të kemi qëllime të mira në jetë, duhet ta dimë pse e duam një gjë dhe çfarë ndjenjash do të na sjellë ajo.

Lulet nuk mjaftojnë
Nëse dikujt afër nesh i ndodh ndonjë tragjedi, shumica e njerëzve i nënshtrohen njëfarë pikëllimi zyrtar edhe nëse atë pikëllim nuk e ndiejnë në të vërtetë. Është me rëndësi që të mos dorëzohemi para presionit të të tjerëve dhe të pikëllohemi vetëm për atë që me të vërtetë na prek. Por, mos mendoni se, nëse dikujt i dërgoni lule te varri i personit të dashur, që sapo i ka vdekur, se e keni kryer atë që pritet nga ju. Në fakt, personit që i ka vdekur ndokush duhet t’i flasim dhe ta mbështesim me veprimet që na dalin nga zemra.