Fundjava vjen përvëluese, ja si do të jetë java e fundit e korrikut

loading...

loading...

Sipas shërbimit Meteoalb, vala aktuale e të nxehtit, e cila ka kulmuar këtë të diel, ka sjellë sërish rritje të temperaturave. Bazuar në parashikimin e fushës termike, për ditët e javës së ardhshme, që përkon edhe me javën e fundit të korrikut, temperaturat e larta pritet të vijojnë është përgjatë kësaj të hëne, 24 korrik 2017.

Pas kësaj, vala e të nxehtit pritet të shkëputet në datat 25 – 29 korrik për t’u rikthyer ditët e fundit të muajit e për të qëndruar edhe në ditët e para të muajit gusht. Gjatë kësaj periudhe, pritet që Tirana të shënojë edhe vlerën maksimale 38 – 38.5°C.

Meteoalb ka specifikuar edhe vlerën maksimale të muajit korrik duke e krahasuar atë me muajin e nxehtë të vitit 2015. Kështu, referuar vlerave normale të temperaturave të Tiranës, për muajin korrik si dhe referuar korrikut shumë të nxehtë të vitit 2015, korriku 2017 parashikohet të përmbyllet mesatarisht me 3°C mbi temperaturën mesatare shumëvjeçare të Tiranës, POR ME 3 – 4°C me pak se korriku i vitit 2015.

loading...