Fundi i botës afrohet për tre minuta


“Jemi afër fundit!”. Kështu thuhet në “Bulletin of the Atomic Scientists” që sonte pohoi se Toka është shumë afër fundit.
Shkencëtarët theksuan se brenda 30 vjetëve njerëzimit do t’i vjen fundi, shkaku i ngrohjes globale dhe armëve nukleare.

Sidoqoftë, ata janë të mendimit se parashikimi mund të mos jetë i saktë, transmeton Koha.net.

Grupi i shkencëtarëve kohë më parë ka parashikuar se Toka do të shkatërrohej në “Mesnatën e Fundit” dhe në kohën e parashikimit ata patën vendosur orën në 23:55, ndërsa tani e kanë vendosur orën në 23:58.

“Ky publikim ka të bëjë për fundin tonë; kjo është për fundin e civilizimit, siç e njohim ne”, ka thënë drejtoresha Kennette Benedict në një konferencë për medie në Washington.

Ajo përkujtoi se ndryshimet klimatike dhe modernizimi i armëve bërthamore kanë ndikim të njëjtë dhe se këto arsye kanë shtyrë 20 shkencëtarë që ta afrojnë orën kah mesnata.

“Probabiliteti i katastrofës globale është shumë i lartë dhe duhet marr veprime të shpejta për të zvogëluar këtë rrezik”, ka theksuar Benedict.
NBNN11