FT: Kosovës i hiqen vizat bashkë me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Turqinë


Komisioni Evropian pritet këtë javë të rekomandojë që qytetarët e Kosovës të gëzojnë udhëtimin pa viza brenda zonës Shengen, edhe pse një pjesë e vogël e vendeve anëtare të BE-së, përfshirë Spanjën, nuk e njohin zyrtarisht shtetin ballkanik, shkruan Financial Times.

Në këtë drejtim, Sipas FT, transmeton Telegrafi, Kosova ka gjasa t’i bashkohet Gjeorgjisë, Ukrainës dhe – më kontroverse nga të gjithat – Turqisë për të pasur aplikimin e saj për udhëtimin pa viza të miratuar nga Komisioni Evropian këtë javë.

“Edhe pse ajo nisi bisedimet me Brukselin për një regjim të liberalizuar të vizave në janar të vitit 2012, Kosova është i vetmi vend i Ballkanit pa status pa viza Shengen të udhëtimit, gjë e cila lejon qytetarët të udhëtonin pa viza brenda zonës së përbashkët të udhëtimit, për 90 ditë në çdo periudhë gjashtë mujore”, shkruan më tej FT. /Telegrafi/

Liberalizimi i vizave
liberalizim-vizash-m-euml-2016-2017_hd-1-780x439