FSK-ja, me uniformë tradicionale shqiptare pret gjeneralin e NATO-s (Foto)

Njësia Ceremoniale të FSK-së sot është paraqitur për herë të parë me uniformë tradicionale me rastin e vizitës së zëvendëskomandantit suprem i Aleancës së NATO-s për Evropë, gjeneral Sir Adrian Bradshaw.
Ministri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), Agim Çeku, i uroi mirëseardhje zëvendëskomandantin suprem të Aleancës së NATO-s për Evropë, gjeneral Sir Adrian Bradshaw me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit të përbashkët, ministri Çeku e informoi gjeneralin e NATO-s, Bradshaw mbi të arriturat e FSK-së, duke u shprehur se kjo forcë është tregimi më i suksesshëm i Kosovës së pavarur.

Çeku ka falënderuar gjeneralin Bradshaw për mbështetjen që NATO i ka dhënë FSK-së si dhe ka kërkuar nga ai që kjo mbështetje të vazhdoj edhe më tutje.

Ndërkaq, gjenerali i NATO-s, Adrian Bradshaw, ka thënë se NATO e çmon aspiratën e Kosovës për anëtarësim në aleancën veri-atlantike si dhe çmon gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në misione paqësore.