Fshehtësitë që kanë të bëjnë me humbjen e peshës

46z19930

Barbara Rols, profesoreshë dhe eksperte e dietave në universitetin shtetëror të Pensilvanisë, ka kryer hulumtimin për kaloritë dhe ka vërtetuar se ushqimet me sasi të lartë të ujit, si: pemët, perimet, supat, përmbajnë pak kalori, por pikërisht falë kësaj krijojnë ndjenjën e të qenit ngopur.

 

Mos i anashkaloni shujtat!

Njerëzit vitalë nuk vërsulen në ushqim porsa ta kenë ndier urinë, por as nuk lejojnë të vuajnë urie. Arsyeja kryesore e sulmit të urisë, që është e vështirë për ta kontrolluar është anashkalimi i shujtave. Anashkalimi i shujtave është një gjë shumë e rrezikshme, që shkakton sulmet e urisë. Atëherë jemi të gatshëm të konsumojmë pothuajse gjithçka, pa kontrolluar sasitë.

Kushtojini kohë vetes!

Ekspertët sugjerojnë që më shpesh veten tuaj ta vendosni në rend të parë. Pra, për një linjë më vitale ju duhet të ushtroni më shumë dhe të provoni që gjithnjë e më pak t’i ekspozoheni stresit. E gjithë kjo mjafton që vetja juaj të jetë në plan të parë.

 

Kujdes në porcionet e mëdha!

Njerëzit vitalë provojnë që pjatën e tyre ta mbushin përplot me pemë dhe perime, si dhe me fibra e

proteina. Për të qenë vitalë duhet të blini ushqim aq sa keni nevojë, si dhe të përdorni pjata të vogla. Një hulumtim ka vërtetuar se personat me linjë vitale të trupit konsumojnë pesë shujta brenda ditës.

 

Përkufizojeni zgjedhjen e artikujve!

Për t’u ushqyer shëndetshëm, nevojitet të konsumoni ushqime të llojllojshme, por duhet pasur kujdes dhe sa konsumojmë. Duke ditur faktin se në frigorifer na “pret” torta, me siguri se do të provojmë që të lëmë hapësirë edhe për të. Ekspertët sugjerojnë që të bëhet një përkufizim i ushqimeve, por jo aq ekstrem, saqë na çon drejt ushqimit jo të shëndetshëm.

 

Rregullisht mateni peshën!

Hulumtimet tregojnë se njerëzit vitalë shpesh matin peshën e tyre trupore. Shumica prej tyre, sipas ekspertëve, tashmë janë mësuar me peshën e tyre dhe nuk e teprojnë me ushqimet shtesë, ndërsa që matja e peshës ju ndihmon të kontrolloni peshën tuaj trupore dhe të mos shtoni në peshë.