Fshehtësitë e një dashurie jetëgjatë dhe të lumtur

Zbuloni disa sekrete të vogla që do ta bëjnë lidhjen tuaj të gjatë, por mbi të gjitha të lumtur e të mbushur me dashuri.

Merrni dhe jepni
Edhe juve edhe partnerit tuaj i nevojitet siguria. Që të dy dëshironi të ndiheni të sigurt dhe të kënaqur pranë njëri-tjetrit sepse lidhja e mirë bazohet në marrjen dhe dhënien e dyanshme.
Jini kursimtar
Lekët janë një nga fajtorët kryesorë për grindje, prandaj provoni ta rregulloni buxhetin shtëpiak me kujdes. Mos shpenzoni më shumë se sa keni. Shkaku i kësaj, gjysma tjetër mund të nervozohet dhe pason grindja.
Ndani detyrimet
Nëse punët e shtëpisë nuk janë ndarë në mënyrë të barabartë, do të ndodhin përplasjet. Cdo anëtar i familjes, përfshirë edhe partnerin, duhet të marrë dhe t’ë përfundojë detyrimet e veta. Kështu, kur t’i keni përfunduar detyrimet, do të keni më shumë kohë për njëri-tjetrin.
Mos u grindni para fëmijëve
Para fëmijëve duhet të jeni të bashkuar. Madje edhe nëse partneri juaj nuk ka qejf të merret me fëmijët, pa marrë parasysh moshën e tyre, inkurajojeni që të bëjë të kundërtën. Mos e kritikoni para fëmijëve.
Kontrollojeni mërzinë
Mbani mend se mërzia zakonisht është sinonim për zemërim. Nëse e ndjeni se po mërzitet, pyeteni pse po zemërohet. Nuk do të ishte keq edhe ta kontrolloni sjelljen tuaj, sepse me siguri as ju për të nuk mund të jeni gjithmonë argëtues.
Dëgjojeni kur ju flet
Duke e dëgjuar kur flet, ju i bëni me dije se sa shumë e çmoni. Mirëpo, duhet t’ia ktheni në të njëjtën masë dhe të tregoni interesim kur ju thotë diçka. Për fat të keq, shumica e meshkujve nuk janë të programuar për biseda femërore, sepse atyre më shumë u përshtatet heshtja.
Kontrollohuni
Mësoni ta kontrolloni veten tuaj. Kurrë mos thoni diçka që nuk keni dëshirë t’ju thuhet. Prandaj duhet të kontrolloni fjalët sepse ato mund te jene shume te hidhura.
Mos bëni panik për gjithçka
Pranojini gjërat nëse nuk mund t’i ndryshoni. Mos bëni panik nëse diçka nuk shkon si duhet, sepse nervozizmin vetëm do ta shfaqni tek partneri juaj. Kursejeni energjinë për atë që ia vlen dhe që është e rëndësishme për juve, partnerin dhe familjen tuaj.
Falni
Mësoni të falni. Jini të drejtë ndaj vetes dhe pyetni veten tuaj se ku keni mundur të gaboni. Kujtoni sa herë partneri ju ka falur, pa marrë parasysh mëkatin që keni bërë. Nëse e dashuroni, provoni ta falni.
Përputhini dëshirat
Mos harroni se me kalimin e kohës të dy do të ndryshoni./balkanweb