Fshati shqiptar që s’i ka munguar kurrë kafja, sot është i boshatisur dhe feston kundër emigrimit

loading...

loading...

Fshati Skroskë i Përrenjasit, dikur me 2500 banorë, sot nuk numëron as gjysmat e tyre.

Por, banorët kanë gjetur një mënyrë origjinale për të qëndruar së bashku dhe për të mos humbur lidhjet dhe traditat. Çdo verë, fshati organizon një festë e cila i mbledh të gjithë bashkë, 11 fise, siç kanë qenë dikur.

Festa ka marrë emrin e traditës më të lashtë të kësaj zone, atë të kafes, ku, siç tregojnë banorët, alkooli është njohur shumë vonë në Skroskë dhe miku pritej e përcillej me kafe.

Që në lashtësi, në Skroskë është përdorur gjerësisht kafeja. Kur ka munguar kafeja, e kemi kërkuar në tregjet e huaja. Ka qenë simbol, nuk kishte kuptim pa kafe”, thotë një banor i zonës.

Migrantë dhe emigrantë janë kthyer të festojnë së bashku dhe t’i përçojnë fëmijëve traditat e tyre. Sheshi i fshatit është i mbushur plot me banorë aktualë e të dikurshëm, të cilët edhe një herë e gjallëruan këtë vend. Ndërkohë që në shesh është vendosur edhe një pllakadë me simbolikën e Skroskës.

Në çdo vatër të Skroskës ende ruhet dollapi me të cilën piqej kafeja, mulliri për ta bluar atë dhe filxhanët e dikurshëm që e servirnin. Servirja e kafes në këtë fshat shihej edhe si një simbolikë e pajtimit dhe e qetësimit të gjakrave. Ndërsa në sheshin e fshatit u mbollën 11 pemë rrapi që simbolizojnë 11 fiset e Skroskës./TCH

loading...