Fshati Barakova feston inagurimin e Obama-s si president

barakova

Deri në zgjedhjen e Barack Obamas si president, askush nuk e dinte se ky vend ekzistonte. Bëhet fjalë për një fshat në Bullgari, që ka një emër të ngjashëm me atë të presidentit amerikan, Barakova.

Ata kanë qenë të lumtur dhe kanë festuar ditën e djeshme inagurimiQn e dytë të punës së Barack Obamës si president, ndërsa shpresojnë që një ditë ky i fundit t’i vizitojë.

Dhe, deri sa kjo dëshirë e tyre të bëhet realitet, nëse do të bëhet vërtet një ditë, atasheu kulturor amerikan në Bullgari u ka dhuruar atyre një “Barack Obama” prej kartoni, me të cilin të gjithë banorët e fshatit kanë bërë një foto.

“Nuk e dimë saktësisht se nga e ka marrë emrin fshati, por ngjashmëria fonetike na u bë e njohur kur Obama fitoi mandatin e parë. Atëherë i dërguam urime, si edhe këtë herë, dhe e ftuam për vizitë”, ka thënë për AFP kryetarja e fshatit, Julieta Lazarova.