Fshatarët nuk pranojnë të varrosin përdhunuesin dhe vrasësin e studentes 20 vjeçe

loading...


Fshatarët e tij kanë refuzuar që të varrosin Ahmet Suphi Altındöken, i cili ishte i dënuar për përdhunimin dhe vrasjen brutale të studentes 20 vjeçare Özgecan Aslan në muajin shkurt të vitit 2015.
Altındöken ishte qëlluar për vdekje me armë në burgun e sigurisë së lartë nga gruaja e një prej të dyshuarve, Hüsamettin Bağlar, e ndihmuar nga roja e burgut Hacı Ahmet Özdoğan.

Babai 50 vjeçar i Altındöken ishte lënduar rëndë më 11 prill në provincën e Adana.

‘Nëse ata varrosin trupin e tij këtu, unë do ta largoj”, tha Rifat Öcalan, kryetar i fshatit Kocaköy.
“Nuk e duam. Familja e tij nuk ka ndonjë lidhje këtu. Nuk do të pranojmë trupin’, theksoi ai.

Aslan ishte studente e psikologjisë kur u vra derisa po kthehej në shtëpinë e saj me autobus. Trupi i saj i varrosur ishte gjetur dy ditë më pas.
n-97756-1_1460568211-2339466

loading...

loading...