Fruti që zëvendëson medikamentet për shërimin e kancerit e zorrës së trashë

Studiuesit nga Penn State University kanë zbuluar se ky frut mund të ndihmojë për të kuruar kancerin e zorrës së trashë.

Sipas Jairam K.P. Vanamala, profesor i asociuar në industrinë ushqimore është shprehur se resveratrol, një përbërje e cila gjendet tek rrushi mund të ndihmojë për të trajtuar kancerin e zorrës së trashë.

Sipas statistikave të American Cancer Society, këtë vit mbi 95 000 mijë raste të reja do të diagnostifikohen me kancer të zorrës së trashë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kombinimi i resveratrolit dhe ekstraktit të farave të rrushit është një mënyrë shumë efektive për të luftuar qelizat kancerogjene.

Dhe më e rëndësishmja është që kombinimi i këtyre përbërjeve nuk është toksike për qelizat e shëndetshme”, thotë Vanamala.

Grupi i studiuesve ka kryer testet tek minjtë dhe për të konkretizuar 100% këtë tezë ato do ta vëzhgojnë efektin e rrushit dhe të kësaj përbërje tek qeniet njerëzore.

Nëse testi do të rezultojë i suksesshëm edhe tek njerëzit, atëherë rrushi do të kthehet në një medikament për kurimin e kancerit të zorrës së trashë. Studimi i plotë është botuar në BMC Complementary and Alternative Medicine.