Frikë nga “shembja e perandorisë”/ Meta-Kryemadhi shesin tre apartamente, dyshime për burimin e parave

Presidenti i Republikës Ilir Meta, politikani më i akuzuar në Shqipëri për korrupsion dhe pasurim të padrejtë, i trembet veprimit të ligjit të ndryshuar anti-mafia, Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, institucione të cilat do të ngrihen në fillim të legjislaturës së re.

Presidenti i ri, de fakto edhe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili i bëri thirrje për armatosjen e popullit në fushatë, ka nisur që të shesë pasuritë e paluajtshme, të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të deklaruara.

Gjatë vitit 2016, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e zgjedhur në krye të LSI, kanë shitur tre apartamente për 487 mijë euro, shumë kjo e madhe, krahasuar me të ardhurat e deklaruara të çiftit në fjalë.

Meta dhe Kryemadhi kanë shitur një apartament me sipërfaqe 200 metra katrorë në vlerën 345 mijë euro. Referuar dokumenteve, ata thonë se posedojnë vetëm 50 % të këtij apartamentit. Por çifti Meta- Kryemadhi kanë shitur një tjetër apartament banimi me sipërfaqe 166.2 metra katrorë, në vlerën 85 mijë euro, sikurse ata kanë shitur një tjetër apartament banimi me sipërfaqe 108 metra katrorë, me vlerë 57 mijë euro.

Për një vit Meta dhe Kryemadhi kanë kthyer në më shumë se një gjysmë miliardi lekë pasuri të paluajtshme.

Ndryshe nga paratë, të cilat mund të fshihen apo të largon jashtë vendit, apartamentet e deklaruara të banimit janë më të rrezikuara që të sekuestrohen një ditë, nëse ato nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme. Pavarësisht dyshimeve, indiceve dhe akuzave të forta, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë folur shumë rrallë për pasurinë e tyre të vërteta dhe burimin e krijimit të saj.

Meta ka deklaruar se posedon një vilë normale në Gjirin e Lalzit, e cila në fakt llogaritet me një vlerë mbi 1 milion euro, me 2000 m2 oborr me ullinj, palma gjigante dhe 11 WC. Vetëm mobilimi i ka kushtuar mbi 400 mijë euro. Paga e Metës dhe e Monikës nuk mjaftojnë vetëm për mirëmbajtjen e saj, pa llogaritur pallatin 5-katësh ku ata jetojnë, në qendër të Tiranës në zonën e bllokut”./ Pamfleti