Frikë nga helmimi, Putin punëson ‘shijues profesional’ për ushqimet

Pas rrëzimit të avionit në Ukrainë ku humbën jetën 300 persona dhe për të cilin u fajësua Rusia, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka punësuar një “shijues ushqimi profesional”, personal për të provuar ushqimet e tij para se ky i fundit ti konsumojë. Me sa duket Putin i trembet ndonjë tentative të mundshme për ta helmuar.

Lajmi doli gjatë një takimi këtë javë në Londër në klubin e “Shefave të shefave”, kuzhinierët më të mirë që përgatisin ushqimet për udhëheqësit e shteteve më të rëndësishme në botë. Gjithashtu u mësua se presidenti Obama nuk duron dot panxharin dhe Princi Philip preferon më tepër birrën se verën në drekat e tij.