Frauke Petry: Nëse refugjatët nuk i binden policisë, qëllojini me armë

Frauke Petry: Nëse refugjatët nuk i binden policisë, qëllojini me armë

Një deklaratë shokuese e lideres së partisë populiste gjermane ka ngacmuar opinionin publik në Gjermani dhe më tej.

Liderja e  AFD, Frauke Petry, ka deklaruar se “kur refugjatët nuk i binden policisë, këta të fundit mund të përdorin edhe armët e zjarrit”.

“Duhet të kontrollojmë imtësisht kufirin tonë me Austrinë nga refugjatët ilegalë dhe të paregjistruar,” tha ajo për “Mannheimer Morgen”. “Në rastin më ekstrem, kur refugjatët nuk i binden policisë, këta të fundit mund të përdorin edhe armët e zjarrit. Kështu është edhe me ligj.”

Partia e saj renditet e treta pas SPD dhe CDU.