Francesku është “Papa i Zi” i profecisë? – Rastësi të tmerrshme!

Pape

Përsëri në skenë profecia e cila është realizuar thuajse 90% dhe ka shokuar mbarë opinionin!

Megjithatë, Papa i Ri, Francesko, Arkiepishkopi Argjentinas Jorge Mario Bergkolio i Urdhërit të Jezuitëve, mund të konsiderohet si i shumëpërfoluri “Papa i Zi” i profecisë: I përket Urdhërit të Jezuitëve, lideri i të cilëve quhet “Papa i Zi”:
http://en.wikipedia.org/wiki/Superior_General_of_the_Society_of_Jesus !

Të shumtë ishin ata të cilët menduan se do ishte i Zi në ngjyrë, pra me prejardhje nga Afrika, por përfundimisht rezultoi se “Papë i Zi” ekzistonte dhe tjetër…

Në vitin 2005, kardinali argjentinas, i pari Papë nga Amerika e Jugut, mori pjesë në konklavën, nga e cila u zgjodh Benedikti XVI, pas vdekjes së Karol Vojtilës, Papa Gjon Palit të Dytë.

Padyshim Papë Francisko A ishte një zgjedhje surprizë për fronin e Kishës Katolike, pasi emri i tij nuk ishte i shënuar askund.

Nëse i bëjmë numerologjinë aspak të rastësishme datës së zgjedhjes së tij, do të shohim se numri i rrënjës është: 1+3+3+2+1+3=13/4. Pra numri 13 është nisma e re, kjo e kombinuar me 12 shenjat e zodiakut dhe me “dëshirën” e Papës shprehur ashtu siç AI dhe ATA e dinë, që është Krishti, që renditej i 13-ti ndër 12 dishepujt e tij!