Françeska po e shijon verën

loading...

Françeska Jaçe, ish-banorja e Big Brother Albania, thotë ajo po i shijon në maksimum muajt e verës dhe sapo është rikthyer nga një udhëtim nëpër Evropë.

“Muajt e verës po i kaloj shumë mirë. Isha në një udhëtim shumë të bukur në Itali, Holandë, Gjermani, Kosovë e Maqedoni. Gjatë këtij udhëtimi bëra pak jetë të shthurur, shopping e qetësi natyrisht…”, ka thënë ajo për Panormama Plus.

Bukuroshja ka thënë se ky pushim nuk i është ofruar asaj nga askush tjetër dhe se ajo e ka paguar nga kursimet e saj.

“Sa kushtoi udhëtimi? Udhëtimi im kushtoi paksa, përderisa bëra shopping në Itali, por nuk ma ofroi askush. Gjithçka ishte me kursimet e mia”, ka shtuar Françeska./LajmeOnline/

loading...

loading...