Francë, asteroidi “Apophis” më i madh se pritshmëritë!

asteriod-apophis-trece-azi-pe-langa-terra-potentiala-ciocnire-18440431-370x290

PARIS- Asteroidi “Apophis”, që pritet të kalojë pranë Tokës në vitin 2029 dhe më pas në vitin 2036, ka një diametër 20 për qind më të madh në krahasim me vlerësimin e mëparshëm, bëri të ditur sot Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) përmes vëzhgimeve nga teleskopi “Herschel”.

“Apophis” pritet t’i afrohet planetit tonë në një distancë prej 14,4 milionë kilometrash duke i ofruar astronomëve mundësinë për ta vëzhguar më mirë.

Kur u vëzhgua për herë të parë në vitin 2004, shkencëtarët e kishin vlerësuar fillimisht 2,7 për qind probabilitetin e një përplasjeje katastrofike me Tokën në prill të vitit 2029. Asteroidi do të kalojë përsëri pranë Tokës në vitin 2036, por është ende e vështirë për të përcaktuar distancën, sepse në vitin 2029 pritet që trupi qiellor të ndryshojë orbitën e tij në mënyrë të konsiderueshme.

“Teleskopi ‘Herschel’ arriti ta vëzhgojë këtë fundjavë asteroidin për rreth dy orë, kur ai iu afrua Tokës”, theksoi ESA. Sipas të dhënave të reja, “Apophis” ka një diametër prej 325 metrash, 20 për qind më tepër se vlerësimet e mëparshme.