FOTOT/ Kush janë dy administratorët e “Balenës Blu”, akuzohen për 157 vrasje

Quhet ndryshe loja e vetëvrasjes, pasi pas një serie sfidash torturuese dhe një presioni të madh psikologjik, përfundon me vetëvrasjen. “Balena Blu” është shndërruar tashmë në terrorin e të gjithë prindërve në të gjithë botën, pasi viktima të saj bien fëmijë në moshë të pubertetit dhe gati në adoleshencë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë deri më tani rreth 157 fëmijë të vdekur, humbje për të cilat bëjnë përgjegjës administratorët e lojës. E shpikur në Rusi, kjo lojë numëron thuajse 32 administratorë, megjithatë deri tani janë identifikuar dhe arrestuar vetëm dy prej tyre.

Philipp Budeikin, 21 vjeç është i pari i idenfikuar si ideuesi i kësaj loje që çon fëmijët drejt vetëvrasjes. Ai ka rënë në prangat e policisë ruse pak kohë më parë, ndërsa pas arrestimit ka dëshmuar se i konsideron adoleshentët mbeturina dhe me spastrimin e tyre po i bën një nder botës.

Ndërsa dje, siç raporton “The Times” është arrestuar një tjetër administrator i “Balenës Blu”, i cili akuzohet për 130 vrasje. Administratori i lojës vdekjeprurëse u gjurmua nga policia ruse dhe u arrit të arrestohet pak ditë më parë. Ai kishte aktualisht 30 vajza adoleshente në një grup online që kishte hapur dhe menaxhonin lojën.

Ilya Sidorov, 26 vjeç, raportohet se ka pranuar që ka konceptuar dhe krijuar një lojë në mediat sociale e cila i vë adoleshentët përpara një sërë sfidash mjaft të rrezikshme, të cilat përfundojnë me vetëvrasjen e tyre

Policia po pyet Sidorov në lidhje me instruktimin që i ka bërë një vajze 13- vjeçare në një fshat të largët rus që të hidhej poshtë një treni pasagjerësh. Vajza u dërgua në spital me dëmtime nga tentativa e saj për vetëvrasje.

Përpara kësaj, ai i kishte thënë vajzës të gjakoste veten duke vizatuar balenën në krah apo duke dëmtuar trupin e saj në mënyra të ndryshme.

Sidorov me sa duket “u thye” gjatë marrjes në pyetje nga policia ruse dhe pranoi se ishte ai administratori i lojës ‘Balena Blu”

“I dyshuari sqaroi se ai është administrator i një grupi me 32 anëtarë, të gjithë minorenë. Ai u caktonte atyre detyra duke u nxitur vetëvrasjen”, – vazhdoi zëdhënësi/xing/