Fotoja trondit internetin, shpirti i motoristit lë trupin dhe ngrihet në ajër!

Me sy të parë duket sikur ke bërë një thjesht një foto. Një moment aksidenti ku ambulancat kanë rrethuar vendngjarjen dhe mjekët përpiqen të shpëtojnë të aksidentuarin. Por nëse sheh me vëmendje imazhin dallon diçka që shumë e kanë konsideruar, të pabesueshme. Duket si një shpirt, apo fantazëm, që ngjitet në ajër, ndërsa poshtë është trupi i personit që është përplasur nga një makinë. I aksidentuari ishte një motoçiklist nga Kentucky, SHBA. Ai vdiq më pas në spital nga plaget e marra, ndërsa shumë njerëz besojnë se shpirti i tij e la trupin që në momentin e aksidentit, nisur nga kjo foto. Fotoja u realizua nga një shofer kamioni, i quajtur Saul Vazquez, i cili po udhëtonte në rrugën e Poeell County në momentin që ndodhi përplasja. “E realizova këtë fotografi pak minuta më parë nga kabina e kamionit tim. Përballë meje kishte ndodhur një aksident diku mes Stanton dhe parkut kombëtar. Kur i bëra zoom, aty u tremba nga ajo që pashë. Nuk e di, u shokova kur e pashë atë hije të ngjitej drejt qiellit. Foton e publikova pak minuta pasi e realizova’. Që në momentin e e publikoi fotoja e tij u shpërnda në rrjetin e internetit me mijëra herë. Komentuesit besojnë se fotoja është e vërtetë, pasi sic thonë ata, shpirti vërtet e lë trupin në castet e vdekjes, për t’u larguar diku, ku asnjë i gjallë nuk ka qenë kurrë deri më tani.