Fotoja qe kryqezoi Ahmedinexhad

loading...

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad është vënë në qendër të kritikave pas publikimit të një fotoje ku shfaqet duke ngushëlluar nënën e presidentit Hugo Chavez. Në foto duket Ahmadinejad i përqafuar me Elena Frias de Chavez 78 vjeçe por kontakti fizik me një femër që nuk është anëtare e afërt e familjes është i ndaluar nga feja myslimane për meshkujt dhe konsiderohet mëkat.Fotoja ka sjellë reagimet e menjëhershme të konservatorëve të Teheranit të cilët e kanë kritikuar presidentin duke i kujtuar se ai është sjellë në mënyrë të pahijshme jo vetëm si mysliman por edhe si presidenti i një shteti islamik.Njerëzit e Ahmadinejad në media kanë nisur menjëherë një fushatë duke thënë se fotoja ishte përpunuar me photoshop dhe se presidenti iranian në fakt po përqafonte dajën e Chavez gjë që ka rezultuar e pavërtetë dhe përqafimi i Ahmedinexhad me nënë e Chavez duket qartë edhe përmes një videoje gjatë homazheve për nder të presidentit të ndjerë venezuelian.

loading...