Fotoja e patates shitet për 1 milion euro (FOTO)

224360

Kjo është patatja e shitur me një çmim të pabesueshëm prej 1 milion eurosh. Fotoja është blerë nga një koleksionist arti, klient i fotografit Kevin Abosch, pasi e pa veprën e artit të varur në një nga muret e shtëpisë parisiene të artistit.

Abosch është një nga fotografët më të vlerësuar në nivel ndërkombëtar dhe ndër personazhet më të famshëm të portretizuar prej tij janë yje të Hollivudit si Johnny Depp, Steven Spielberg, Dustin Hoffman etj.

Të kesh një portret prej tij, me sfondin e pangatërrueshëm në ngjyrë të zezë kushton qindra mijëra euro. Por çmimi i paguar për portretin e patates (Aboschpara se të bëhej i famshëm si fotograf ishte biolog), e bën atë veprën e shitur më shtrenjtë të artistit irlandez