Fotoja e parë pas lindjes e Edonës dhe Nurit

loading...

ed

loading...

Ka vetëm pak ditë që Edona Llalloshi u bë nënë për herë të dytë.

Këngëtarja, e cila para katër viteve u bë nënë për herë të parë, e vajzës së saj Doa, ka sjell në jetë një djalë, të cilin e ka quajtur Nur.

Për Telegrafin, njëra nga artistet më të dashura të publikut shqiptar, zbuloi se ajo dhe Nuri janë mirë me shëndet dhe se çdo gjë ka shkuar mirë falë mjekëve të QKUK-së, të cilët ajo i falenderon pa masë për kujdesin.

Gjithashtu Edona ka zbuluar edhe fotografinë e parë të saj dhe foshnjes menjëherë pas lindjes.

Ndryshe këngëtarja shumë shpejt do t’i kthehet angazhimeve muzikore, duke realizuar videoklipin e saj të ri që pritet të publikohet para sezonit veror.

edon

loading...