Fotoja e nxehtë me Neymarin, flet nusja e Jozefina Topallit: Ju tregoj të vërtetën

Një fotot e nuses së Jozefina Topallit, Eva Muratit, ka bërë xhiron në rrjetet sociale kohët e fundit. Bëhet fjalë për një foto të zakonshme, në rast se Eva do të ishte e dashura e Neymarit, por ja që ajo është në një marrëdhënie me djalin e Topallit, ndaj të shumtë kanë qenë ata që kanë ngritur dyshime ndaj dorës së futbollistit mes këmbëve të bukuroshes.

Ajo e ka postuar vetë këtë foto në Facebook dhe shkaktuar mjaft polemika, por në fund, në një komunikim me “Panoramën”, Eva ka sqaruar gjithë situatën.

Është folur dhe shkruar më shumë se ç’duhet për këtë çështje. Megjithatë, gjithkush që ka kaluar qoftë edhe një herë në profilin tim, e kupton që unë i kam të zakonshme “memet” dhe mbi të gjitha, ato gazmore. Foton e Neymarit mua ma dërguan në Instagram. Një fans më tha: “Sa të ngjan…”, ndaj edhe e postova. Por, po e them tani: Nuk jam unë dhe mjafton të shohësh dorën e Nejmarit te këmbët.

Ajo është e dashura e brazilianit, madje me këtë foto ai i ka bërë një dedikim. Në atë foto ishim si “dy pika uji”, por unë e postova vetëm për të bërë një shaka të vogël”, – thotë Eva.