Fotoja e Ditës së Edi Ramës

Jemi mësuar tashmë që kryeministri Edi Rama në profilet e tij në rrjete sociale, Twitter e Facebook të postojë Foton e Ditës, ose të Natës. Kjo shumicën e kohës kushtëzohet nga aktivitetet e kreut të qeverisë. Kështu dhe dje, aktiviteti më i rëndëshëm për qeverinë ka qenë publikimi i rezultateve të 300 ditëve qeverisje të koalicionit PS-LSI. Dhe foto e ditës sipas kryeministrit Rama është kjo fotografi ku të dy kryetarët e partive të koalicionit janë ulur pranë njëri-tjetrit dhe plot seriozitet po ndjekin raportimet e ministrave. “PHOTO OF THE DAY – Në 300 ditë aq sa nuk u bë në vite të tëra”, shkruan Rama në Facebook. /bw/