Fotografia që mund të ishte kthyer në një tragjedi të madhe, çfarë fshihet pas saj?

Të gjithë duan të kalojnë mirë në plazh duke u argëtuar nën diellin përvëlues, rërën e nxehtë dhe detin freskues bashkë me familjet tona.

Megjithatë dikur bregdetet nuk kishin të njëjtin funksion siç kanë tani dhe këtë e vërteton më së miri kjo foto familjare.

Familja Gravell kaloi një ditë të mrekullueshme në plazhin Burry Port, Uells, kur babai i vrenjti një detaj që nuk do ta harrojë kurrë.

Ata besonin se gjëja e çuditshme që fëmijët gjetën nga gërmimet në rërë mund të ishte gjësend i harruar, por nuk e kishin imagjinuar kurrë se ishte një bombë e Luftës së Dytë Botërore, një “Mundiar” funksionale.

Ishte një fat i madh që bomba nuk ka shpërthyer në gjithë ato temperatura të ngrohta.

Ishin autoritetet britanike dhe skuadra anti-eksploziv, të cilat u kujdesën që bomba të mos shpërthente dhe të shkonte në vendin e duhur. Por, për një moment që fotografia mund të ketë qenë fillimi i një tragjedie të madhe, tani është një suvenir i pavlefshëm.