FOTO REPORTAZH/ Jeta e mundimshme e gruas 14- vjeçare

Në moshën 14- vjeçare, shumë pak femra në botë e imagjinojnë veten të martuar e me fëmijë.

Por në shtetin indian Rajasthan, në vendin ku sipas UNICEF ndodhin 40 përqind të martesave me fëmijë, ky është realitet për të paktën një vajzë, të quajtur Krishna.

Për tre vite, një fotograf i agjencisë Reuters ka ndjekur jetën e Krishnës dhe burrit të saj Gopal, duke nisur me martesën në maj të vitit 2010, kur ai ishte 13 vjeç dhe ajo 11.

Këto vite fotografi i Reuters ka dokumentuar se si ka ndryshuar jeta e tyre, duke nisur nga lindja e bebes në moshën 14- vjeçare e deri tek humbja e punës nga Gopal.

Burri i saj i futet pijes, duke u bërë i varur nga alkooli e duke e kthyer në një makth jetën e Krishnës.

Ai konsumon alkool vazhdimisht, ndërkohë që një ditë merr foshnjen e tij në krah, kur krejt papritur ajo i bie përtokë dhe gati sa nuk vdes.

Tani Krishna vetëm shpreson që i shoqi të heqë dorë nga alkooli dhe të gjejë një punë për të mbajtur frymën.

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14