Foto prekëse e djalit në lot, i gjunjëzuar mbi trupin e të atit hero


Foto e një djali të gjunjëzuar mbi trupin e të atit, i cili sapo ishte vrarë duke kryer një akt heroik, por bën xhiron e botës. Anthony Dellegrazie, është…
Foto e një djali të gjunjëzuar mbi trupin e të atit, i cili sapo ishte vrarë duke kryer një akt heroik, por bën xhiron e botës.

Anthony Dellegrazie, është djali nga Brooklyn SHBA, i cili qëndron në lot mbi trupin e të atit, Phil Dellegrazie, që shtyp me makinë nga një hajdut, ndërsa po përpiqej që ta ndalonte.

“63-vjeçari pronar i një dyqani veglash ndërtimi, sapo po dilte nga dyqani i tij rreth orës 9 të mëngjesit, kur pa një hajdut i cili hipi me nxitimin në kamionçinën e tij”, tregojnë dëshmitarët.
Babai i tre fëmijëve, që mund të kishte vijuar punën e tij, menjëherë hipi në makinë e tij dhe e ndoqi pas. “Në momentin që hajduti ndaloi në semafor, ai (Dellegrazie) doli nga makina e tij dhe shkoi tek xhami”, tregon një punëtor që gjendej aty pranë.

“Hajduti e shtyu dhe i kaloi sipër me makinë. Më pas ai brakstisi mjetin dhe iku me vrap”.

“Në momentin që djemtë e Dellegrazie erdhën me makinën e tyre dhe më pyetën se çfarë kishte ndodhur, mu desh t’i thoja që babai I tyre kishte patur një aksident, ai kishte ndërruar jetë.”

”Menjëherë djali i vogël, vrapoi drejt trupit të babait… Ai po qante”, rrëfen në dëshminë e tij Pablo Rodriguez.

Fotoja tashmë ka bërë xhiron e internetit, ndërsa instagrami i djali është i mbushur me komente për gjestin e heroik të të atit.
Në një postim të tij, të kohëve më parë, Anthony shkruante se arsyeja e vetme përse i pëlqente që të punonte të shtunave, ishte sepse mund të kalonte pak kohë më shumë me të atin.

“Ai është njeriu më punëtor që unë njoh dhe shpresoj që një ditë të jem sa gjysma e tij”, shrkuan djaloshi./tvklan.al
AJ

Aj1

Aj2