Foto nga jetimorja ku u rrit Kallashi

loading...

kallashi_1475872380-1212731

loading...

Donjeta Kosumi me gjithë mend po del të mos jetë një vajzë e zakonshme. Është shkruar shumë rreth historisë së jetës së saj, janë dhënë disa versione, por kurrë asnjë i dalë në dritë nga vetë vajza që ngjan me uraganin
Ajo shumë shpesh ka qenë kryefjala e medias rozë, për shumëçka: jetën e saj, pamjen, vallëzimin, dashurinë…Kallashi ishte e është kudo.

A e imagjinonte Donjeta Kosumi një herë e një kohë që ajo do të jetë kjo që është, një vajzë në sytë e të gjithëve?

Nëse Kallashi e sotshme do ta kthente kohën prapa, atëherë do ta gjente vetën në jetimore në Prishtinë dhe do t’i dëgjonte kujdestaret tek e thërrasin me përkëdheli – Dona.

Po, Kallashi një pjesë të fëmijërisë e ka kaluar në jetimore, gjegjësisht periudhën nga 11 deri në 16 vjeç dhe ajo ishte fëmija më i sjellshëm, që e donte shumë vallëzimin dhe pikturën.

Ajo asaj kohe ishte tejet e shëndosh, mbi 90 kilogram. Këto i pranoi vetë Donjeta Kosumi – Kallashi për revistën “Kosovarja”.

Valltarja e njohur shpesh i kujton ato vite. Me ndjenja të përziera, sigurisht.

Jeta e saj mund të bëhet film. Historitë që pasuan më pas do ta bënin tejet interesante çdo skenë. E, protagoniste, mund të jetë lirisht vetë ajo.

“Kosovarja” publikon ekskluzivisht një foto të Donjet Kosumit nga koha kur ishte në jetimore.
kallashi-1_1475872362-2742146

loading...