FOTO/ Ky është “bosi” shqiptar që u kap në Ibiza me 1.3 ton droge


Shqiptari i cili u arrestua të mërkurën nga policia në Ibiza të Spanjës, është lënë në burg nga një gjykatë e ishullit. Shqiptari i arrestuar me iniciale H.F., 36-vjeç, është personi që shihni në fotografi, që është publikuar sot nga mediat spanjolle.

Ai u ndalua lidhur me një ngjarje të ndodhur në Barcelonë dy vite më parë, kur u bllokua një kamion me 1.360 kilogram hashash.

Shqiptari akuzohet se ka qenë ai që ka urdhëruar nisjen e kamionit me drogë nga Ibiza drejt portit të Barcelona-s. Gjithashtu, ai akuzohet edhe falsifikim dokumetash, pasi gjatë arrestimit i janë gjetur disa dokumenta false.
H.F. kërkohej për të dëshmuar si i pandehur nga një gjykatë në Torremolinos, i akuzuar si pjesë e një organizate të rrezikshme kriminale, përgjegjës për grabitje në disa shtëpi luksoze në Kosta del Sol.
shqiptari-1