FOTO/ Enca shokon shqiptarët, bën atë që nuk e kanë bërë as VIP-at më tekanjozë në botë

Të shokuar mund të kenë mbetur të gjithë ata që kanë patur mundësinë ta shikojnë sonte këngëtaren Enca Haxhia në emisionin e “Xing me Ermalin”.

Në momentin kur prezantuesi Ermal Mamaqi i ofroi një pije dhe një gotë nga ato të cilat reklamohen në studio e tij. Por reagimi i këngëtares ka lënë pa fjalë shumë shqiptarë, shkruan Syri.net.

Ajo ka refuzuar gotën e ofruar nga Ermali, duke e shoqëruar me fjalën: “Mami nuk me le të pi në çdo gjë dhe unë kam gotën time ku i pi gjerat”. Me pas shtoi edhe diçka tjetër të miskuar mes seriozitetit dhe shakasë: “Pastaj si te pi unë në gotën që ofron ti?! Ku di unë çfarë mund të kesh hedhur ti aty brenda?!”, – u shpreh Enca.

Kjo ndoshta është një mënyrë e mirë për të qenë e kujdesshme. Por dukej qarte që Enca në këtë rast dëshironte të vinte në dukje para të gjithëve një tekë të tillë, një ‘tangërllik” i nje niveli që nuk është parë as nga yjet më të mëdhenj të botës. Të jetë Enca në këtë nivel…?!