Foshnja zgjohet gjatë natës dhe i ati e përkund, në mëngjes zbulimi shokues

loading...

loading...

Një foshnje 4 muajshe gjeti vdekjen gjatë natës pasi e zuri gjumi në kraharorin e të atit.

Vogëlushi AlbieJohn Green ishte zgjuar në mes të natës duke qarë, ashtu siç ndodh shpesh me shumë fëmijë të vegjël, duke bërë që i ati ta marrë në krahë në sallon dhe ta përkund, në mënyrë që të mos zgjonte të shoqen.

Burri e përkundi të voglin duke e mbështetur në kraharor, teksa u mbështet në divan, dhe kështu i zuri gjumi të dy.

Por në mëngjes, kur u zgjua, vuri re se i vogli nuk merrte më frymë, duke lajmëruar me urgjencë ndihmën e shpejtë. Në shtëpinë e tyre në Bristol të Anglisë mbërritën menjëherë mjekët, por nuk mundën të bëjnë gjë për të voglën.

Autopsia nuk ishte në gjendje të përcaktonte vdekjen e të voglit e cila u klasifikua si “vdekje e bardhë” ose “vdekje në djep”, e cila prek shumë fëmijë në muajt e parë të jetës.

Vogëlushi nuk kishte vuajtur asnjëherë që nga lindja nga ndonjë problem shëndetësor.

Ngjarja tragjike u shënua në 28 gusht të vitit të kaluar, por vetëm këtë javë u mbyllën hetimet, duke përjashtuar mundësinë që të voglit ti jetë zënë fryma nga i ati gjatë natës aksidentalisht.

loading...