Foshnja që lindi dy muaj pasi i vdiq nëna

loading...


Një foshnje është ‘mbajtur në jetë’ përreth dy muaj pasi nëna e saj vdiq, në qytetin perëndimor Wroclaw të Polonisë.

Nëna e foshnjës me emrin ‘Wojtus’ kishte vdekur nga një tumor në tru në javën e 17-të të shtatzënisë së saj, por pasi foshnja e saj e palindur ishte ende gjallë, funksionet e saj vitale u mbajtën të aktivizuara derisa u bë e mundur lindja e foshnjës.

Wojtus u lind 55 ditë pas vdekjes së nënës së tij, dhe tani është lejuar që të dalë nga spitali me babin e tij.

Nëna e vdekur, të cilës nuk iu bë i njohur emri, kishte dhjetë vjet që e dinte se kishte tumor në tru.

Megjithatë, ajo kishte refuzuar t’i nënshtrohej një operacioni të rrezikshëm në tru për ta hequr tumorin, dhe në vend të operacionit vendosi që të jetonte pjesën e mbetur të jetës së saj me tumor.
largea_3364557a00000578-3551525-image-a-11-1461232799837_1461252882-56541221461254680

loading...

loading...