FOSHNJA NË MAKINË NUK MERRTE FRYMË, POLICI THYEN XHAMIN DHE PËRLOTET NGA HISTORIA E NËNËS

loading...

loading...

Mendoj se shumë prej nesh i njohin disa nga rregullat themelore të sigurisë për një fëmijë brenda makinës.

Për këtë arsye kur dikush e sheh se këto kushte nuk plotësohen, duhet të ndërhyjë që të shpëtojë fëmijën, jeta njerëzore është gjithmonë më e rëndësishme se çdo lloj dëmi material.

Sigurisht nganjëherë mund të përballemi me situata mjaft absurde.

Kështu ka ndodhur me togerin Jason Short të New Hampshire i cili mori telefonata emergjente nga një parking i WalMart, duke shpjeguar se kishte një fëmijë të mbyllur plotësisht në një makinë.

Ishte një pasdite shumë e nxehtë dhe kjo përbënte rrezik për të vegjlit, sidomos nëse ishin të mbyllur në makinë. Short nxitoi për te makina në fjalë dhe theu xhamin e makinës sepse fëmija as nuk qante dhe as nuk merrte fyrmë… Nxitoi ti jepte frymëmarrje, por vetëm kur e preku kuptoi që ishte një kukull.

Ajo ishte një kukull hiper-realiste, e bërë nga silikoni dhe mund të mashtrojë çdokënd, madje edhe Short tregoi që edhe pasi e mësoi se ishte një kukull iu deshën minuta ta besonte.

Pak kohë më vonë erdhi “nëna” e kukullës, Carolyne Seiffert, e cili shumë e pikëlluar shpjegoi se që kur ajo e humbi fëmijën e saj, i është dedikuar krejtësisht ndaj kësaj kukulle. Natyrisht, kur dëgjoi historinë e saj, Short nuk u shqetësua, përkundrazi, ai ofroi të paguante xhamin e thyer.

Seiffert tashmë është zotuar të mbajë një shkresë që shpjegon se foshnja brenda makinës është vetëm një kukull, duke shpresuar që të shmangësh konfuzione si ky.

loading...