Formula1, Red Bull nuk fal Vettel-in

loading...

Australian F1 Grand Prix - Practice

loading...
“Vettel e mori vesh shumë mirë se çfarë i thamë në radio, por vendosi të na injoronte”. Shumë i qartë Christian Horner, shefi i skuderisë Red Bull, i cili shpjegoi parakalimin e pilotit gjerman ndaj shokut të tij të skuadrës, Mark Webber, në Cmimin e Madh të Malajzisë.

Kur u pyet nëse i kishin thënë Vettel-it t’i rikthente vendin e parë Webber-it, Horner u përgjigj: “Me të vërtetë mendoni se do e linte ta parakalonte po t’i kishim thënë ne?”

Edhe pse tre herë kampion bote, skuderia austriake nuk e ka pranuar sjelljen në pistë të Sebastian Vettel, i cili rrezikoi shumë në duelin me shokun e skuadrës edhe pse urdhrat ishin që pilotët të mbanin pozicionet e tyre dhe të mbyllnin garën të qetë.

Horner shtoi: “Vettel dhe unë kemi folur për atë që ndodhi dhe do të flasim sërish para garës së ardhshme”. Takimi i radhës me Formulën 1 do të jetë më 14 prill me Cmimin e Madh të Kinës.

loading...