Formula1, Raikkonen fiton garën e parë të sezonit

kimi

Nëse në provat zyrtare Sebastian Vettel (pole position për të) ishte më i shpejti çka përhapi panik se do të jete sërish një Botëror nën shenjën e Red Bullit, gara përmbysi gjithçka duke zbuluar se ky sezon do të ketë shumë protagonist.

I pari është Kimi Raikkonen që surprizon të gjithë duke fituar Çmimin e Madh të Australisë madje me këtë percormancë kandidohet edhe ai për titullin kampion. Piloti finlandez i Lotusit u shfaq agresiv në pjesën e dytë të garës atëherë kur shumë pilotë nuk kishin strategji të qartë mbi gomat.

Për t’u lavdëruar puna e Ferrarit me dy pilotët e saj, Alonso dhe Massa respektivisht spanjolli u ngjit në podium në vendin e dytë ndërsa braziliani në vendin e katërt. Që të dy ishin shumë aktivë në Melbourne madhe spanjolli ishte pranë fitores porn ë xhirot e fundit nuk mundi të përballonte ritmin e Raikkonen. Në vendin e tretë u ngjit ai që konsiderohet pretendenti kryesor për titullin, Sebastien Vettel.

Një garë positive edhe për Lewis Hamilton ndër më agresivët në pistë dhe me gjithë problemet teknike arriti të marrë vendin e 5 në garën e Australisë. Zhgënjimi më i madh erdhi nga McLareni, ku Button u pozicionua i 9 ndërsa Perez i 11-ti.

Piloti i McLaren, Jenson Button shfaqet kritik pas garës së parë në sezonin e ri të Formula 1. Kampionati nisi me çminim e Madh të Australisë ku triumfoi Raikkonen e ndjekur nga Alonso e Vettel. Vetëm vendi i 9 për Button, pozicion ky që duket se nuk e ka lënë aspak të kënaqur anglezin dhe kjo duket dhe nga deklarata e tij;

“Në këtë gjendjr në të cilën ndodhet makina në këto momente, mund të them se nuk do të fitojmë asnjë garë. Duhet të punojmë shumë që në garën e radhës në Malajzi të renditemi më mirë”

f11