Formula1, Alonso: Ky do të jetë viti im

loading...

alonso

loading...
Fernando Alonso është shprehur se nuk ka asnjë arsye pse Ferrari të mos ngjitet në podium që në garën e parë të sezonit të ri të Formulës 1. “Këtë vit duhet të jemi të zakonshëm në podium. Ndihem shumë mirë dhe kam besim se ky do të jetë viti im”, deklaroi piloti spanjoll në një intervistë për ‘The Mirror’.

Përveç makinës, Alonso theksoi se edhe vetë ai është në formë më të mirë se sezonin e kaluar ku u rendit i dyti në klasifikimin e përgjithshëm. “Jam përgatitur më mirë dhe jam pilot më i mirë se sezonin që shkoi. Gjithashtu kam mësuar nga gabimet e mia dhe ato nuk do të përsëriten”, shtoi piloti i Ferrarit, i cili nënvizoi se makina e re është më e shpejtë se ajo me të cilën përfundoi vitin 2012.

“Doja të fitoja kampionatin sepse zhvillova vitin më të mirë në karrierë, por në të vërtetë nuk e dija sa mund të arrija dhe nuk kisha besim tek njëvendëshja jonë. Tani do të jetë ndryshe”, përfundoi Alonso.

loading...