Formacioni i mundshëm i Kosovës

Edhe pse lista e Kosovës mbahet sekret nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, bazuar në ftesat e marra nga lojtarët, të cilët pritet të jenë më 2 mars në Kosovë, gazeta Arena sjell formacionin e mundshëm të verdhekaltërve ndaj Haitit. Kështu, Bunjaku pritet të luajë me sistemin 4-2-3-1, me të cilin kishte sfiduar Neuchatel Xamaxin më 9 nëntor të vitit 2010, kur kishte fituar 2:0.
Samir Ujkani

Portieri i Palermos padiskutim që do të jenë njeriu që do të ruajë portën. Samir Ujkani la Kombëtaren Shqiptare për t’iu bashkuar Kosovës. Ai ka për konkurrencë vetëm Kushtrim Mushicën e Prishtinës.
Veseli ose Perdedaj në krahun e djathtë

Dilema mund të jetë në krahun e djathtë. Frederik Veseli ka luajtur në këtë pozitë edhe tek rezervat e Manchester Unitedit, por mund të luajë edhe në qendër. Ai ka marrë ftesën nga Bunjaku, por zyrtarisht ende nuk e ka konfirmuar ardhjen. Nëse nuk vjen, atëherë një tjetër lojtarë që mund të luajë në këtë pozitë është Fanol Perdedaj, i cili pavarësisht se luan si mesfushor mbrojtës, mund të kontribuojë edhe në këtë pozitë.
Sadiku e Ajeti

Loret Sadiku e Arlind Ajeti do të jenë lojtarët që pritet të përbëjnë vijën kryesore të mbrojtjes. I pari vjen nga Helsingborgu i Suedisë dhe Kombëtarja Shqiptare, kurse i dyti luan me Baselin në Ligën e Kampionëve, kurse është edhe pjesë e U-21 të Zvicrës. Të dy kanë konfirmuar ftesën dhe ardhjen.
Metaj apo Pepa në krahun e majtë

Shkodran Metaj dhe Avni Pepa janë dyshja që luajnë në krahun e majtë të mbrojtjes. I pari luan me Emmenin në Holandë, kurse i dyti me Sandnes Ulf të Norvegjisë. Metaj më parë ka luajtur për U-21 të Holandës.
Alushi e Nushi

Mesfushori i Kaiserslauternit, Enis Alushi dhe ai i St. Gallenit Kristian Nushi, do të luanin përkrah njëri-tjetrit si mesfushor defansiv. Të dy ata kanë luajtur për Kosovën edhe në miqësoret e Kosovës me klube në vitin 2010. Një tjetër alternativë për zëvendësimin e Alushit mbetet anëtari i Charltonit në Angli, Astrit Ajdareviq, i cili ende nuk ka konfirmuar nëse do të pranojë ftesën e Bunjakut.
Gashi, Rashkaj e Bajrami

Një treshe tjetër do të jetë pas një sulmuesi. Mesfushori i Norvegjisë A dhe Helsingborgut, Ardian Gashi do të jetë në krahun e djathtë të mesfushës, kurse kapiteni i deritashëm i Kosovës, Anel Rashkaj do të vendoset në qendër. Ndërkohë, në krahun e majtë është Emir Bajrami i Panathinaikosit. Ai më parë ka luajtur edhe për Suedinë A.
Sulmi me Bunjakun e vetëm

Emnaku i përzgjedhësit, Albert Bunjaku, pritet të jetë sulmuesi i vetëm, bazuar në sistemin 4-2-3-1. Ai luan me Kaiserslauternit, dhe pikërisht të hënën u rikthye në fushë pas një lëndimi të gjatë. Më parë ishte me Zvicrën, me të cilën luajti edhe në Kampionatin Botëror 2010. Krahas tij, mundësi tjera janë Ilir Azemi (Greuther Furth) dhe Atdhe Nuhiu (Sheffield Wednesday), i cili ka konfirmuar kontaktet me Bunjakun, por jo edhe ftesën./Tribuna/LajmeOnline/