Formacioni i dështakëve të Botërorit

Për disa lojtarë botërori Brazil 2014 ishte botërori i sukseseve pasi ata çuan kombëtaret e tyre më larg se çe kishin menduar por ka edhe nga ata lojtarë të cilët mund të cilësohet si dështakët e këtij kompeticioni.

Më lartë po ju përcjellim 11-shen e cila dështoi në këtë kampionat. Në portë ndodhet portieri i Rusisë Igor Akinfeev. Skuadra e Capellos hasi shumë vështirësi dhe jo vetëm për faj të portierit por edhe lojtarëve. Në 4-shen e mbrojtjes ndodhen tre lojtarë nga skuadra kampione e Europës në fuqi Reali i Madridit.

Bëhet fjalë për Marcelon, Sergio Ramos, Pepe dhe Deni Alves. Ndersa mesfusha është e përbërë nga tre futbollistë Song, Xabi Alonso dhe Steven Gerrard. Lojtari i Kamerunit duhet të ishte lideri i skuadrës së tij por në fund rezultoi si hallka më e dobët. Kartoni i kuq i marrë pa asnjë arsye kundër Kroacisë i preu biletën e kthimit Kamerunit pas vetëm dy takimesh. Një tjetër kampion i Europës në Formacionin më të dështuar, Xavi Alonso ndryshe nga sa ka bërë tek Reali gjatë këtij sezoni me kombëtaren e tij nuk arrit për asnjë moment të ishte vendimtar. Steven Gerrard po ashtu si Alonso zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën e tij por me sa duket lodhja bëri të vetën edhe tek kapiteni i Anglisë i cili nuk u tregua i aftë të ishte një lider tek tre luanët ashtu si është tek skuadra e Liverpoolit.

Në treshen e sulmit janë të vendosur Mario Balotelli, Fred dhe Diego Costa.