Ford triumfon në Euro NCAP

loading...

timthumb (5)

loading...

 

Kompania “Ford” fitoi tre nga gjithsejtë shtatë çmimet për siguri në “Euro NCAP best-in-class” për vitin 2012, që është më së shumti nga të gjithë prodhuesit tjerë. Fitore shënuan modelet e reja Kuga, Transit Custom dhe B-MAX. Kuga e re arriti në maje të SUV klasës, Transit Custom triumfoi në kategorinë e makinave familjare dhe për punë, ndërsa B-MAX fitoi në kategorinë e makinave të vogla MPV.

Këtu vlerësohet testimi i sjelljes së makinës me rastin e goditjes (crash test) dhe dispozicioni i teknologjive të avancuara të sigurisë. Për vitin 2012 B-MAX, Kuga dhe Transit Custom janë shpërblyer me pesë yje sipas sistemit të ri të vlerësimit të Euro NCAP-it, ndërsa Ranger dhe Focus i mbajtën nga pesë yje të fituara në vitin 2011 dhe atë edhe pas rregullave të rrepta të vlerësimit. Kuga e re e arriti rezultatin prej 88% për mbrojtjen e tërësishme, që është vlerësimi më i madh për një SUV të madhësisë mesatare. Transit Custom arriti 77%  për mbrojtjen e tërësishme dhe u bë makina e parë në klasën e tij që fitoi pesë yje në “Euro NCAP”. Ndërsa Ford B-MAX fitoi 83%. Ranger është e para dhe pick-up makina e vetme që fitoi deri më tani pesë yje.

loading...