Ford Fiesta ST, më e shpejtë dhe më dinamike

loading...

timthumb

loading...
Ford Fiesta ST e re është bërë automobili më i shpejtë dhe më dinamik i këtij prodhuesi për të gjitha kohërat. Qarqet e rregulluara me saktësi, motori i fuqishëm dhe shasia ultimative, sigurojnë një përvojë të jashtëzakonshme të vozitjes dhe këtë e pohojnë krijuesit e kësaj veture të shpejtë dhe kompakte.

Fiesta ST e re është zhvilluar nga ana e Ford Team RS dhe degës evropiane Ford Motor Global Performance. Fiesta ST e re do të jetë e aftë për t’u përdorur edhe në jetën e përditshme. Prakticiteti i përditshëm është potencuar me harxhimet mesatare prej vetëm 5.9 litra për 100 kilometra të kaluara, përkrah emetimit të gazrave CO2 prej 138 g/km. Nëse i shikojmë këto shifra, vijmë deri te përfundimi se motori i ri zhvillon 20 për qind më shumë forcë, përkrah 20 për qind më pak emetim të gazrave të dëmshëm, në krahasim me motorin e vjetër 2.0 litërsh.

Pamja e jashtme e Ford Fiesta FT është tejet atraktive, me vija të sakta, rrjetë të madhe dhe tejet atraktive me ngjyrë të zezë para, fellne sportive 17 inç si dhe goma po ashtu sportive, drita me formë bumerangu të cilat edhe më shumë e potencojnë pamjen e bukur dhe agresive, derisa pamja sportive shihet edhe më shumë në pjesën e pasme, në të cilën gjithashtu gjendet në rrjetë e zezë e bukur, nën të cilën gjenden dy gypa sportiv për gazra, derisa në derën e bagazhit, gjendet një spoiler tejet atraktiv, i cili siguron rrjedhje më të mirë të ajrit. Përveç ngjyrave të zakonshme, është paraparë edhe një e veçantë, ajo e portokalltë Molten metalike.

Pamja atraktive dhe sportive e jashtme bartet edhe në brendinë e Ford Fiesta ST. Kështu, interierin e zbukurojnë jashtëzakonisht shumë karriget e reja sportive Recaro si dhe timoni sportive nga lëkura. Kur flasim për timonin, ai tani është më direkt dhe përgjigjet më shpejtë në krahasim me modelin bazë. Nëse i shtojmë edhe amortizatorët e jashtëzakonshëm, atëherë vozitja e kësaj vetura në çfarëdo kushtesh, është e mrekullueshme.

Boshti në pjesën e pasme është më i ngritur, për të përmirësuar stabilitetin e veturës gjatë kthesave të shpejta, derisa shasia e Ford Fiesta ST është për 15 milimetra më afër tokës se modeli bazë. Një përmirësim tjetër mekanik është arritur me sistemin Torque Vectoring Control, i cili redukton animet e panevojshme gjatë manovrimit të shpejtë në kthesa. Në përgjithësi, Ford Fiesta ST u siguron vozitësve entuziastë një përzierje të performancës dhe komforit. Nga sistemet shtesë duhet përmendursistemin MyKey, i cili mundëson zvogëlimin e performancave dhe aktivizimin e të gjitha sistemeve të sigurisë nëse në timon ulet një vozitës i moshës së re apo i papërvojë.

Performancë e lartë e motorit

Për modelin e ri Ford Fiesta ST, është përzgjedhur motori i jashtëzakonshëm 1.6 litërsh benzinë EcoBoost, i cili siguron 182 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 240 Nm. Kjo forcë është e mjaftueshme për përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra në orë, ta arrijë për 6.9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e tij është 220 km/h. Siç e cekëm në fillim, harxhimet mesatare të Ford Fiesta ST, nuk e tejkalojnë shifrën prej 5.9 litra për 100 kilometra të kaluara. Ford Team RS ka bërë përmirësime edhe në rregullimin e motorit, amortizatorëve, sistemit të drejtimit dhe frenave, për të fituar vetitë optimale të vozitjes për vozitje dinamike. Në këtë mënyrë, ata kanë ardhur deri tek tiparet të cilat deri më tani kanë qenë të pranishme vetëm tek automobilat e klasës së lartë. Aty është edhe kontrolli i shpërndarjes së momentit të rrotullimit (eTVC), kontrolli elektronik i stabilitetit në tri nive;e, tranmsioni manual me 6 shpejtësi dhe frenat disk prapa.

1598 cc

Shpejtësia

220 km/h

Fuqia

182ps

Harxhimet

5.9l / 100 km

Teknologjia
Nga sistemet shtesë duhet përmendursistemin MyKey, i cili mundëson zvogëlimin e performancave dhe aktivizimin e të gjitha sistemeve të sigurisë nëse në timon ulet një vozitës i moshës së re apo i papërvojë

Interieri
Pamja atraktive dhe sportive e jashtme bartet edhe në brendinë e Ford Fiesta ST. Kështu, interierin e zbukurojnë jashtëzakonisht shumë karriget e reja sportive Recaro si dhe timoni sportive nga lëkura

Shpejtësia
Kjo forcë është e mjaftueshme për përshpejtimin nga 0 në 100 kilometra në orë, ta arrijë për 6.9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e tij është 220 km/h

Harxhimet
Siç e cekëm në fillim, harxhimet mesatare të Ford Fiesta ST, nuk e tejkalojnë shifrën prej 5.9 litra për 100 kilometra të kaluara

Motori
Për modelin e ri Ford Fiesta ST, është përzgjedhur motori i jashtëzakonshëm 1.6 litërsh benzinë EcoBoost, i cili siguron 182 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 240 Nm

loading...