Forcohet sërish PDK-ja e Kadri Veselit. Iu bashkuan edhe disa të tjerë!


Partia Demokratike e Kosovës njofton se një numër i qytetarëve nga Prishtina, gjatë ditës së sotme, janë anëtarësuar në PDK.

Në komunikatë thuhet se librezat për këta qytetarë që sot iu bashkuan PDK-së, i ndanë nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj dhe deputeti Rafet Rama.

Njëri nga të anëtarësuarit në PDK, Sylejman Verbovci, u shpreh se puna e PDK-së në shtetndërtimin e vendit dhe jo vetëm, e ka shtyrë që të anëtarësohet në këtë parti.

“Arsyet që më shtynë që ta marr librezën e PDK-së ka qenë gjaku i derdhur në rrugëtimin e Kosovës për lirinë e saj si dhe kontributi i kësaj partie në shtetndërtim. Ndërsa, kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, i uroi suksese në detyrën e tij”, citohet të ketë thënë Verbovci.
PDK