Forcat e Mbrojtjes të Izraelit vrasin gabimisht kapitenin e Forcave Ajrore të Izraelit, kishin për cak një palestinez (Video)

579afac1c3618892638b4588_1469803948-6746600

Është publikuar një video e cila shfaq momentin kur kapiteni i Forcave Ajrore Izraelite vritet gabimisht nga ushtarët e Forcave Izraelite të Mbrojtjes në një pikë kontrolluese në Jerusalem. Ushtarët e kishin për cak një kalimtar të rastit palestinez, nga i cili kishin frikë se do t’i therte me thikë ata, duke e huqur cakun dhe duke goditur kapitenin në vend të palestinezit. Eliav Gelman, 30 vjeçar, raportohet se po priste autobusin në pikën kontrolluese në momentin e incidentit. Incidenti ka ndodhur në shkurt të këtij viti, por pamjet janë publikuar vetëm tani.