Fokus: Begu dhe Mirsadi deshën ta vrasin Ali Ahmetin në Strazhë


Sipas informacioneve të “Fokus”, vitin e kaluar është hapur një hetim për shkak të kërcënimeve ndaj partnerëve të koalicionit, për shkak të së cilës janë miratuar edhe përfundimet nga ana e Këshillit të sigurimit.

Burimet e sigurimit thuan se grupi i udhëhequr nga Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj nga Deçani, të vrarë në Lagjen e Trimave në Kumanovë, përndryshe të afërt të Ramush Haradinaj, një periudhë të gjatë kanë tentuar që të reketojnë funksionar të lartë të BDI-së, e sidomos pas granatimit të selisë në Recicën e Vogël ,kanë tentuar që të kryejnë atentat edhe mbi liderin Ali Ahmeti në vitin 2014 në Strazhë.
Bashkëbiseduesit tanë thuan se veprat e tyre janë sulmet ndaj stacioneve policore në Tetovë dhe në Kumanovë, ndaj ndërtesës qeveritare në Ilindenska, por edhe për karakollin në Gushinicë, që nënkupton se kanë synuar qëllime dhe institucione shtetërore.
Në ngjarjet në Lagjen e trimave, kur grupi u mund, kërcënimet janë bartur mbi Gruevskin nga ana e familjarëve, miqve dhe personave të likuiduarve dhe personave të arrestuar në Kumanovë, ku jo zyrtarisht marrim vesh se ka pasur një tentim për hakmarrje të vdekurve ose për tërheqjen e të paraburgosurve./TetovaSot/
Begu-dhe-Mirsadi